No menu items!

Raporti nga instituti GAP: Nga 206 premtime të bëra, Rama i realizoi vetëm 43 prej tyre

Përparim Rama që nga viti 2021 është duke udhëhequr me komunën e Prishtinës, e përpara se ta merrte mandatin ai para qytetarëve kishte bërë disa premtime.

Premtimet e kryetarit Rama ishin të shumta, mbi 200 premtime të bëra para qytetarëve, duke përfshirë zgjidhjen e shumë problemeve që ballafaqoheshin banorët e Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Instituti GAP para disa ditësh ka publikuar një raport, duke publikuar disa të dhëna se sa janë realizuar premtimet e kryetarëve nëpër komuna.

Te pjesa e kryeqytetit bëhet e ditur se Përparim Rama kishte bërë 206 premtime.

Nga 206 premtime të bëra, Rama ka përfunduar vetëm 43 prej tyre.

.

34 nga premtime e tij janë gjysmë të përmbushura, ndërsa po ashtu po bëhet e ditur se 54 nga premtimet kanë filluar të realizohen.

Në raport theksohet se 75 e premtimeve nuk kanë filluar ende.

Kujtojmë se Përparim Rama (LDK) kishte marrë shumicën e votave në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, gjatë vitit 2021 duke e përmbysur rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor.

Ai kishte marrë 40 mijë e 658 vota apo 51.07 në përqindje.

Rama kundërkandidat në zgjedhjet lokale kishte pasur Arben Vitinë nga LVV,  i cili në raundin e parë doli si fitues,  duke marrë 38 mijë e 958 vota apo 48.93 për qind të votave. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.