No menu items!

Kush janë pesë personat që po i kërkon antidroga për kultivim të kanabisit

Pesë persona, që të gjithë shtetas të Shqipërisë, janë shpallur në kërkim nga autoritetet kosovarë si të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në rajonin e Pejës, transmeton IndeksOnline.

Ditë më parë, antidroga e policisë së Kosovës zbuloi sasinë më të madhe të kanabisit të mbjell në disa parcela e ku sasia e saj arrinte rreth 2 ton. Gjatë aksionit, të cilin e përcjelli nga afër ekipi i Raporto24, u bë i mundur edhe arrestimi i një shtetasi të Shqipërisë, i cili po përkujdesej për kultivimin e drogës.

Personat e shpallur në kërkim janë

•Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

•Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë, me numër personal J00120006Ë, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

•Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh, me numër personal J71206095T, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.

•Mirjon Qokli, lindur me datë 09.10.1997, Shqiptar,  shtetas i Shqipërisë

Albano Saliu, i lindur me datë 09.02.1991, Shqiptar,  shtetas i Shqipërisë.

Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Luten të gjithë qytetarët që posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtyre personave të njoftojnë stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues:

Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë dhe përmes e-mailit:

[email protected]

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.