No menu items!

Mazreku: UÇK-ja ka qenë kundër regjimit serb, por assesi kundër civilëve

Dëshmitari Haxhi Mazreku ka vazhduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit, Mazreku tha se UÇK-ja ka qenë kundër regjimit serb,uniformës serbe e policisë serbe, por assesi kundër civilëve.

Veprimi jem që ka qenë, unë qysh kam vepru në atë kohën e luftës, është për me u mburr shqiptarët, është për me u mburr edhe Evropa, edhe mbarë bota, sepse në punë të pahijshme kur thuhet ose në krime ose në keqpërdorime, unë gjithmonë kam intervenu nuk bon kështu, duhet me kanë ka e mara, ka e mira me e mbrojt ndash me mjete, ndash me familjar, ndash me anë të pushkës me i mbrojt për mos me ardh deri te një e keqe, ka thënë Mazreku. Kështu Mazreku përfundoi dëshminë e tij.

Pas tij erdhi përsëri Nuredin Ibishi, i cili filloi dëshminë javën e kaluar. Ai fillimisht u pyet për Enver Sekiraqën, për të cilin i kishte thënë ZPS-së se e njeh si person problematik që prej viteve 1990 dhe se ai është në burg për shkak të një dënimi penal.

Ibishi u pyet nëse e dinte që Sekiraqa është arratisur nga drejtësia në Kosovë.

“Aq sa kam informacione para se të vijë këtu, ashtu është. Mendoj që është i arratisur”, është përgjigjur Ibishi.

Tutje, Ibishi u pyet për njohjet e tij me të akuzuarit. Ai foli për një takim të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në zonën operative të Llapit, ku mori pjesë Thaçi.

“Po nuk e disha aty për aty, na është njoftu para se të shkojmë në momentin e dorëzimit apo marrjes së vendimeve për emërim në poste pra. Na njoftuan paraprakisht e një delegacioni të them të shtabit të përgjithshëm, nga ata e njohja vetëm zotin Krasniqi, ngase ai kishte paraqitje mediatike në kuptim të promovimit të UCK si zëdhënës apo zëfolës dhe nga ajo ishte në mediat e ndryshme dhe nga ato kontakte në ato shikime, nga aspekti mediatik të them më shumë e kam njoh si figurë”.

Tutje Ibishi u pyet nga gjyqtari Christoph Barthe, se “A e dini cili ka qenë roli ose funksioni i Rexhep Selimit brenda shtabit të përgjithshëm?.

“Unë në kohën, për kohën nuk e kam ditur. Më vonë e kam kuptuar. Shumë vonë”, është përgjigjur Ibishi.

Seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit vazhdon të hënën./RTK

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.