No menu items!

Kush janë nëntë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Bujqësisë që u suspenduan nga detyra

Faton Peci së fundi ka marrë vendim për suspendimin e nëntë zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë.

Suspendimi i tyre ka të bëjë për shkak të keqpërdorimeve të ndryshme me dhënien e subvencioneve në bujqësi.

Indeksonline përmes burimeve të veta ka mësuar identidetin e këtyre nëntë zyrtarëve të suspenduar.

H.D – zyrtare e lartë për pagesa direkte në blegtori, K.Z – inspektor, B.P – inspektor teknik, M.N – inspektor, A.Ç – inspektor, E.I – inspektor, B.M – inspektor, L.H – inspektor dhe B.A – zyrtar për produkte të mishit dhe qumështit.

Disa prej të suspenduarve janë të arrestuarit nën dyshimet për keqpërdorime me subvencione, të cilëve më pas nuk i është vazhduar kontrata.

Personat e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, mashtrim me subvencione dhe falsifikim të dokumenteve.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.