No menu items!

Bajqinovci: Me 09 shkurt e kemi një mision të përbashkët, të vazhdojmë punën e mirë për një të ardhme më të ndritur për Kosovën

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka thënë se  partia pjesë e së cilës është ai Vetëvendosje  ka një mision, që të vazhdopjë punën e mirë që ka nisur për një të ardhme të ndritur për Kosovën.

Me 09 shkurt e kemi një mision të përbashkët, të vazhdojmë punën e mirë që kemi nisur për një të ardhme më të ndritur për Kosovën. Ju ftoj të më besoni votën tuaj për vazhdimin e rrugëtimit  për ndryshim dhe përparim. Gjatë kater viteve kam pasur nderin të takohem me rreth 30 mijë qytetarë brenda Kosovës dhe në diasporë. Kam dëgjuar shqetësimet tuaja, i kam bërë ato prioritete dhe kam punuar me përkushtim për ti kthyer në veprime konkrete. Si përfaqësues i juaji në Kuvend kam votuar 262 ligje që pasqyrojnë  interesion e qytetarëve tanë. Kam marr pejsë aktivisht bnë 180 seanca plenare”, ka thënë Bajqinovci.

Ndërsa ka pohuar se fal përpjekjeve të qeverisjes së Albin Kurtit,  rendi dhe ligji janë vendosur në veri dhe se siguria është më e qëndrueshme se kurrë..

Sot fal përpjekjeve të qeverisjes së Albin Kurtit, rendi dhe ligji janë vendosur në veri, siguria është më e qendrueshme se kurrë dhe reformat ekonomike po sjellin zhvillim të prekshëm për të gjithë qytetarët. Unë do të jem zëri juaj në kuvend. Përkrahni Vetëvendosjen , për Kosovën tonë, për të ardhmen tuaj”, ka thënë Bajqinovci.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.