No menu items!

Ky është i dyshuari që gjuajti me armë dhe kërcënoi Policinë në Pejë

Incidenti i mbrëmshëm nё rrugën “Ali Bajraktari” nё Pejё, ku pati të shtëna me armë u përcoll me rezistencë nga ana e të dyshuarit, i cili kërcënoi Policinë. Njësia policore që intervenoi në vendin e ngjarjes arriti që ta arrestojë të dyshuarin, ndërsa u sekuestruan armë e municion, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë, teksa sot u konfirmua edhe nga Policia Rajonale në Pejë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Korab Bajgora, rreth 32-vjeçar, i cili do të hetohet për veprat “Mbajtje nё pronёsi kontroll, posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”.

Ai e ka ekspozuar armën nё ballkonin e banesës dhe më pas ka refuzuar tё dorёzohet, duke iu drejtuar zyrtarëve policorë se “nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras veten”.

Nё banesën e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar:

“• Njё (1) pushkё Automatike, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё

• Njё (1) Armё Pistoletё Zoraki, dhe njё (1) karikator i sё njejtёs armё

• Tridhjetё e gjashtё (36) fishekё kal: 7.63×39

Tridhjetё e pesё (35) fishekё kal: 32 auto

• Tri (3) gёzhoja kal: 7.63×39

• Dy (2) gёzhoja kal: 32 auto

• Njё (1) Thikё (Bajonetё)” – njoftoi sot Policia.

Pas intervistimit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёs

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.