I jipet lamtumira e fundit Enver Qosës

Sot, më 25 janar 2025, në fshatin Obranç të Podujevës, iu dha lamtumira e fundit Enver Qosës, një prej figurave më të rëndësishme të futbollit kosovar. Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra njerëz, mes tyre shumë sportistë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij nga fusha e sportit.

Enver Qosa ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e futbollit të Kosovës, veçanërisht gjatë periudhës së okupimit serb (1990-1999), kur sporti shqiptar në Kosovë zhvillohej në rrethana të vështira. Ai ishte një nga kontribuuesit kryesorë për organizimin dhe mbijetesën e futbollit gjatë asaj periudhe të vështirë. Pas luftës, Qosa vazhdoi kontributin e tij si gjyqtar dhe më pas si vëzhgues i gjyqtarëve, duke ndihmuar në zhvillimin dhe profesionalizimin e këtij sporti.

Enver Qosa i përkiste gjeneratës së Republikës, e cila me guxim dhe vendosmëri u angazhua për mëvetësimin e sportit dhe shtetndërtimin përballë okupimit. Ai ishte simbol i përkushtimit, guximit dhe dashurisë për futbollin dhe vendin./Rsporto24.com

Përveç kontributit të madh në futboll, Enveri kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe në edukimin e brezave të rinj llapjan si mësimdhënës, por edhe si drejtor shkolle.

Federata e Futbollit e Kosovës dërgoi një telegram ngushëllimi, duke e cilësuar ndarjen nga jeta të Enver Qosës si një humbje të madhe për sportin kosovar.

Vdes ish-gjyqtari i njohur i futbollit, Enver Qosa, FFK shpreh ngushëllime

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU