No menu items!

“Unë nuk e di, s’e kam idenë” – Liburn Aliu pas punësimit të motrës nga ministria

“Nuk e di, unë nuk e di, idenë nuk e kam a është punësuar motra ime”, ka thënë Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kur është pyetur nga Albanian Post, për punësimin e motrës së tij nga Ministria e Shëndetësisë.

Suljota Aliu, motra e ministrit Liburn Aliu, është punësuar si anëtare në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Vendimi për punësimin e Aliut është marrë me datën 15 të këtij muaji (korrik), por është bërë publik vetëm këtë të shtunë. Atë e ka nënshkruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Por, në Odën e Farmacistëve të Kosovës nuk është punësuar vetëm motra e ministrit. Si anëtare në një këshill tjetër brenda kësaj Ode, atë të Mbikëqyrjes, është deleguar edhe Nita Kelmendi – Hysa, për të cilën raportohet se është kushërira e ministrit Aliu.

Sipas vendimit të nxjerr nga ministria, delegimi i këtyre anëtarëve është bërë mbështetur në nenin 145, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, duke u bazuar në ligjet për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.

Albanian Post ka provuar të kontaktojë edhe me Odën e Farmacistëve, por nuk janë përgjigjur në pyetjet e redaksisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.