No menu items!

E rëndë në Gjakovë: Përfshihet nga flakët një shtëpi, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e mesnatës në një shtëpi në Gjakovë, ku si pasojë e flakëve të marra, një person ka humbur tragjikisht jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi” dhe me të marrë informatën, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë reaguar dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Megjithatë, gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli.

Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.