No menu items!

Grenell thotë se s`kanë nevojë për Zërin e Amerikës dhe Evropën e Lirë

Emisari për misione të posaçme i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka thënë se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, janë media shtetërore dhe se ato janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë.

Grenell, në një postim në platformën X, tha se ka punuar në ato media dhe se nuk ka nevojë për media të tilla, të paguar nga qeveria.

“Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë media të paguara nga taksapaguesit amerikanë. Ato janë media shtetërore. Këto media janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me këta gazetarë për dekada. Është një relike e së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria”, ka shkruar Grenell në X.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.