Burimet e Raporto24 mësojnë se babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit Besar Nimani ka ndërruar jetë nga sulmi që ndodhi sot në gjykatën e Bielefeldit.
Më 9 mars 2024, boksieri kosovar Besar Nimani u vra në Bielefeld të Gjermanisë, duke u qëlluar me 16 plumba. Për këtë krim, Hüseyin Akkurt u arrestua në qershor 2024 në Bruksel dhe po gjykohet për vrasjen e Nimanit.
Sot, më 26 shkurt 2025, gjatë seancës gjyqësore ndaj Akkurt, ndodhën të shtëna me armë zjarri jashtë gjykatës në Bielefeld. Si pasojë, tre persona u plagosën, përfshirë babain dhe vëllain e të akuzuarit. Babai u qëllua në gjoks dhe është në gjendje të rëndë, ndërsa vëllai u plagos në këmbë. Një nga të dyshuarit për sulmin u arrestua, ndërsa një tjetër është në kërkim.
Motivi i vrasjes së Nimanit mbetet i paqartë, por dyshohet për një konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe të akuzuarit. Procesi gjyqësor vazhdon, ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin e sotëm për të zbuluar lidhjet e mundshme me rastin.