No menu items!

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK – policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të hetimit mbi vdekjen, ku tre qytetarë kanë vdekur në rrethana të dyshimta.

Rasti i parë është raportuar në Bresje të Fushë Kosovës, ku një mashkull kosovar ka mbërritur pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF) në mëngjesin e ditës së djeshme. Sipas policisë, viktima ishte sjellë nga familjarët, dhe ende nuk është bërë e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar vdekjen.

Pas konsultimeve me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Pas konsultimeve me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Po në të njëjtën ditë, në lagjen Bardhosh të Prishtinës, një tjetër rast i ngjashëm ka tronditur komunitetin. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të fjetjes, ku dyshohet se ka ndodhur një vdekje natyrale ose ndoshta ndonjë ngjarje tjetër të padëshiruar

Trupi i tij është gjithashtu dërguar për analiza të mëtejshme në IML, me kërkesë të prokurorit të rastit.

Në komunën e Podujevës, një rast më i ndërlikuar ka ndodhur në fshatin Obrançë.

Një femër kosovare, e cila dyshohet se ishte sulmuar nga qentë endacak, ka marrë trajtim mjekësor në QKMF, por gjendja e saj është përkeqësuar gjatë rrugës për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku edhe ka ndërruar jetë.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML, për të sqaruar shkaqet e vdekjes. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.