No menu items!

Vdes aktori i njohur kosovar, Lulzim Rexha

Ka vdekur në moshë të re aktori kosovar, Lulzim Rexha. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte për trajtim në një klinikë në Gjermani.

Rexha për shumë vite ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, teatrale por edhe aktivitete të ndryshme publike

Ai po ashtu ka qenë pjesë e projekteve teatrale, ku ka luajtur role të ndryshme nëpër shfaqje të cilat janë prezantuar në Kosovë, rajon, Evropë e madje edhe SHBA.

I ndjeri la pas vetes gruan dhe dy fëmijët. Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet në Kaçanik, kurse për kohën e varrimit opinioni do të njoftohet më vonë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.