No menu items!

Në të njejtën rrugë, Ferrari “fluturon” me 231 km/h në Shqipëri, ndalet nga policia

Radari i Policisë Rrugore ka regjistruar shpejtësinë 231 km/h. Automjeti superluksoz drejtohej nga një 50-vjeçar nga Polonia me iniciale T.S.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se automjeti Ferrari është i shpallur në kërkim në Gjermani për mungesë të sigurimit.

Gjithashtu, 50-vjeçari i paraqiti policisë një patentë të falsifikuar.

Polaku u arrestua dhe akuzohet për përdorim të dokumenteve të falsifikuara, falsifikim i vulave, stampave ose formularëve. Ai u gjobit me 80 mijë lekë [rreth 660 euro] për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë të sigurimit. Ndërsa automjeti Ferrari është sekuestruar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.