No menu items!

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Në kuadër të lojës së rezistencës, ku banorët e Big Brother VIP Albania 4 duhet të mos reagonin ndaj provokimeve, Livia hyri në shtëpi me një mision të qartë: t’i sfidonte ata në mënyra të ndryshme.

Një nga momentet më interesante ndodhi kur ajo iu afrua Gjestit, i cili ishte duke fjetur, dhe me kujdes i hoqi unazën nga gishti.

Pavarësisht këtij veprimi, ai qëndroi i qetë dhe nuk reagoi, duke treguar se e ka marrë seriozisht sfidën e qëndrueshmërisë.

Livia, pasi mori unazën, e vendosi atë në gishtin e saj, duke e bërë situatën edhe më provokuese.

Megjithatë, më vonë ajo ia dha unazën Rozanës, për të shmangur marrjen e saj jashtë shtëpisë, duke konfirmuar se veprimi i saj ishte thjesht pjesë e lojës.

Gjatë gjithë javës, banorët janë sfiduar vazhdimisht nga persona të ndryshëm që kanë hyrë në shtëpi me synimin për t’i provokuar, por pa lejuar asnjë lloj reagimi. Kjo lojë ka një ndikim të madh në çmimin e madh, pasi çdo dështim i banorëve ul shumën e fitimit. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/reel/DHLPFFYAz6n/?igsh=MXRhMnFlbnVoOXExMg==

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.