No menu items!

Rojet s’lejojnë askënd që t’i afrohet Parkut të Pionierit ku po qëndrojnë kundërshtuesit e protestave, ndërsa mijëra kalojnë urën Branko

Rojet e studentëve nuk janë duke lejuar protestuesit që janë nisur nga drejtime të ndryshme që t’i afrohen Parkut të Pionierit, ku një grup studentësh janë duke protestuar, si shenjë kundërshtimi për bllokimin e fakulteteve.

Grupi “Studentët 2.0” janë duke qëndruar në këtë park që disa ditë. Ata e quajnë veten “studentët që dëshirojnë të mësojnë”.

Ata janë mbështetur nga veteranët e një njësiti kontrovers ushtarak, krimineli i dënuar i luftës, Vlladimir Llazareviq, dhe ish-komandanti i xhandarmërisë, Goran Radosavleviq – Guri.

Emri i Gurit përmendet për vrasjen e Vëllezërve Bytyqi, prandaj Departamenti amerikan i Shtetit ia ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara./REL/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.