No menu items!

Formacionet zyrtare, Islandë – Kosovë: Foda me tri ndryshime nga ndeshja e parë 

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në Play-Off-in e Ligës së Kombeve, ku dy ekipet kërkojnë një vend në Ligën B për edicionin e ardhshëm dhe ndeshja e kthimit zhvillohet në Murcia të Spanjës.

Dardanët kanë marrë fitore në ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati pozitiv i kualifikon në Ligën B.

Valon Berisha mungon shkaku i kartonëve, ndërsa Arijanet Muric dhe Donat Rrudhani kanë lënë tubimin shkaku i dëmtimeve, ku që të të zëvendësohen. 

Franco Foda ka vendosur që në portë t’i besojë Amir Saipit, derisa mbrojtja nuk do të ndryshojë nga ndeshja e fundit me Mërgim Vojvodën, Amir Rrahmanin, Lumbardh Dellovën dhe Leart Paqaradën.

Në mesfushë si defensivë do të luajnë Vesel Demeku dhe Elvis Rexhbeçaj, derisa më i avancuar do të jetë Florent Muslija.

Në sulm Ermal Krasniqit, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi do të jenë treshja që do të kërkojnë të shënojnë në këtë përballje.


Foto:Blerim Uka

Në anën tjetër, përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ka vendosur të luajë me emra si Gudmunsson, Oskarsson dhe Porteinssson. Vetëm pesë lojtarë që kanë nisur ndeshjen e mëparshme janë sot në formacionin startues.

Islanda: Islanda: Valdimarsson, Johannersson, Poroarson, Ingason, Fridriksson, Helgason, Traustason, Willumsson, Gudmunsson, Oskarsson, Porteinssson.

Kosova: Saipi, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Demaku, Rexhbeçaj, Muslija, Er.Krasniqi, Rashica, Muriqi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.