No menu items!

Papa u largua nga spitali për në Vatikan me një tub oksigjeni në hundë

Papa Françesku la shtratin e spitalit për tu kthyer në Vatikan. Siç ishte premtuar, ai fillimisht u shfaq në dritaren e spitalit Gemelli për një përshëndetje të shkurtër për besimtarët më pas u largua për  t’u kthyer në Vatikan, pas 37 ditësh shtrimi në spital.

Ati i Shenjtë, shpjegoi ekipi mjekësor të shtunën, “asnjëherë nuk ishte intubuar, ai ishte gjithmonë vigjilent” edhe pse kishte “dy episode në të cilat jeta e tij ishte në rrezik”. Tani e presin dy muaj rikuperim

Papa doli në ballkonin e Gemelli në një karrige me rrota, i veshur me rrobën e tij të bardhë papale. Zëri i tij dukej se ishte përmirësuar në krahasim me regjistrimin e parë dhe të vetëm të javëve të fundit, gjatë të cilit, në spanjisht, ai donte të falënderonte besimtarët për lutjet e tyre.

Me dorën e tij më pas skicoi një bekim duke bërë shenjën e kryqit.

Teksa u largua nga spitali ai mbante në hundë një tub oksigjeni për ta ndihmuar me frymëmarrjen

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.