No menu items!

Haradinaj: Aleanca me Amerikën, jetike

Në akademinë në nderim të Epopesë së Dukagjinit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sakrificën e të rënëve për liri, derisa është kthyer prapa në vitet 1993-1994 kur formacione elite të UÇK-së tha se nisën t’i përgjigjeshin presionit e terrorit të regjimit të Milosheviqit, deri te vitet kur shumë burra e gra iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare në luftën për liri.

Ai ka kujtuar rënien e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edond Hoxha për çka tha e ndien obligim që në nderim të tyre të ndërmerrnin aksion me dimension më të gjerë, por që u zunë në pritë nga ushtria e atëhershme e regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Sipas tij, Likoshani e Qirezi ishin ngjarje të dhimbshme, që dërguan porosi se lufta po hynte në një tjetër fazë.

“E në përgjithësi se çfarë do të ndodhte e përcaktoi Familja Jashari, rezistenca e tyre deri në flijim na i hoqi dilemat që të luftojmë edhe ne deri në fishekun e fundit e njeriun e fundit”, tha Haradinaj.

Ai tha se që nga 24 marsi 1998 UÇK-ja e mbizotëroi Gllogjanin.

Nuk kanë qenë ditë të lehta nga 24 mars 1998 e deri më 24 mars 1999. Shumë civilë ranë, por ditë më të mirë, më të madhe, shqiptarët nuk kanë përjetuar se sa më 24 mars 1999. NATO e prirë nga Amerika hyri në luftë duke sulmuar armikun tonë, forcat e Millosheviqit duke e bombarduar atë”, tha Haradinaj.

Haradinaj e quajti jetike aleancën me Amerikën.

“Është mallkim nëse ne vetëlavdërohemi dhe harrojmë ndihmën e atyre që na kanë dhënë në kohën më të vështirë të jetës tonë, ndihmën e Amerikës. Është mallkim t’ia rrahim krahët njëri- tjetrit të themi se nuk kemi nevojë për askënd se ne vetë e ruajmë lirinë tonë, e mbrojmë kufirin e e mbrojmë veriun. Për të mbrojtur vendin në interes tonin e të jetës tonë e kemi jetike aleancën me Amerikën. Kush vetëlavdërohet, kush mburret, ta dini se nuk me këtë vend e me këtë popull. Edhe ata të tjerë të huaj që na rrahin krahun e na thonë nuk keni nevojë më qoftë për Amerikën qoftë për të tjetër, nuk na duan të mirën. Aleancën me Amerikën duhet ta ruajmë si ditën e 24 marsit 1999”, tha Haradinaj para të pranishmëve në shënimin e 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.