No menu items!

Çfarë ndodhi? Aldo përfiton, Gerta në lot teksa…

Dita e sotme ka nisur me energji pozitive për disa nga banorët e “Big Brother VIP 4”. Egli, Kelly, Aldo, Loredana dhe Gerta kanë kënduar e kërcyer me njëri-tjetrin.

Por në një moment Gerta u përlot dhe pranë saj qëndroi Loredana, e cila e përqafoi dhe u mundua që t’a bënte të qeshte.

Teksa në sfond ishte kënga “E duam lumturinë”, Gerta ka shpërthyer në lot pasi i janë kujtuar dy djemtë e saj.

“Janë krenarë për ty”, i tha Loredana banores e cila këndonte me lot në sy.

Gerta ditën e sotme theu kutinë e emergjencës për të pasur një telefonatë me djemtë e saj, por për fatin e saj të keq në zarf shkruhej se këtë telefonatë duhet t’ia jepte një banori tjetër.

Ajo zgjodhi Aldon, i cili shprehu se telefonatën do që ta bëj me ish-partneren e tij me të cilën ka dhe një vajzë.

Kujtojmë se Gerta ka patur mundësi që t’i shikojë dy djemtë, por pa i takuar. Ata u bënë pjesë e sfidës së mos reagimeve dhe hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Dy djemtë qëndruan në oborr duke luajtur me top, ndërkohë Gerta ishte në living dhe i shikonte në led. Banorja vetëm qante dhe nuk e theu rregullin që të shkonte dhe t’i takonte.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.