No menu items!

Inter triumfon ndaj Udineses dhe forcon kryesimin në Serie A

Inter ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titullin kampion në Serie A, duke mposhtur Udinesen me rezultatin 2-1.

Zikaltërit e nisën ndeshjen furishëm dhe kaluan në avantazh që në minutën e 12-të me anë të Arnautovicit, shkruan Gazeta Express.

Presioni i Interit vazhdoi dhe në minutën e 29-të, Davide Frattesi dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Udinese u përpoq të reagonte dhe arriti të ngushtonte diferencën në minutën e 71-të me një gol të Solet, duke rihapur ndeshjen. Megjithatë, Interi menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe siguroi tre pikë të çmuara.

Pas kësaj fitoreje, Interi kryeson Serie A me 67 pikë, duke lënë pas Napolin me 61 pikë dhe një ndeshje më pak. Ndërkohë, Udinese renditet në vendin e 10-të me 40 pikë.

Ky sukses e afron Interin edhe më shumë me objektivin e madh të sezonit – titullin kampion në Itali.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.