Drilon Hazrollaj ishte një nga lojtarët më të spikatur të Malishevës në edicionin e kaluar, duke realizuar 25 gola dhe duke ndihmuar skuadrën të arrijë suksesin historik të kualifikimit në Ligën e Konferencës.
Këtë sezon, numri i golave të tij është nëntë. Me këtë ai ka siguruar një hap të madh në karrierë duke u transferuar te Rapid Bukureshti. Ai do t’i bashkohet skuadrës rumune pas përfundimit të edicionit aktual.
Rapidi zyrtarizoi marrëveshjen me 21-vjeçarin, i cili ka firmosur kontratë deri në fundin e sezonit 2027/2028.
Deri në verë, ai do të vazhdojë të luajë për Malishevën përpara se të bëhet pjesë e klubit rumun, i cili numëron tre tituj kampion dhe 13 Kupa të Rumanisë.
https://www.facebook.com/FCRapid1923oficial/posts/1191195239678231?ref=embed_post