No menu items!

Guardiola i cilëson lëndimet si ‘arsyeja kryesore’ e dështimit të Man Cityt

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola  ka përmendur një sërë lëndimesh si arsyen kryesore për betejat e ekipit të tij në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.

City ka qenë prej kohësh jashtë garës për titullin e Ligës Premier dhe tani është i fokusuar në sigurimin e një vendi në top-katërshe, ndërsa në Ligën e Kampionëve, ata u eliminuan në fazën e 1/8-tës.

Guardiola u shpreh se thjesht i mungonin lojtarët kyç gjatë gjithë sezonit, por ai mbetet optimist për shanset e skuadrës në FA Cup

Këtë sezon ka qenë e pamundur për ne që të konkurrojmë për titullin e Ligës Premier dhe ky është sezoni më i keq në Ligën e Kampionëve që kur kam qenë këtu”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Por, shikoni FA Cup – është gjysmëfinalja jonë e shtatë radhazi. Njerëzit mund të thonë, ‘Ju jeni duke luajtur kundër skuadrave të Championship dhe League One’. Ne mund të mos e fitojmë Kupën e Ligës, por ne luftuam për të. Në Ligën Premier, ne nuk luftuam për titullin, në Ligën e Kampionëve, ne nuk luftuam për të, por në FA Cup po”.

Ai vazhdoi të shpjegoi se lëndimet ishin çështja kryesore dhe ndërkohë që kishte shumë faktorë të tjerë, mungesa e lojtarëve ishte më e rëndësishmja.

Nuk mund të luftosh për sukses në çdo garë pa lojtarë. Këtë sezon, kjo është ajo që ndodhi. Ne duhej të luanim pa disa lojtarë kyç. Tani sezoni po hyn në fazën e tij përfundimtare dhe ne do të jemi mirë”, përfundoi trajneri i Cityt.

Guardiola theksoi se City i kanë mbetur edhe nëntë ndeshje dhe do të luftojë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.