No menu items!

Operohet Anisa Veseli: Ia dola

Pas shumë vështirësive gjatë rrugës, Anisa Veseli i është nënshtruar operimit.

Ish banorja e BBVK i është nënshtruar operacionit për skoliozën.

Në një postim emocional në Instagram, ajo ka publikuar një foto nga shtrati i spitalit, ku shihet e buzëqeshur dhe me duart lart në shenjë force, duke treguar se e ka kaluar me sukses këtë sfidë të madhe shëndetësore.

“Një rrugëtim force dhe durimi,” shkruan Anisa, duke rrëfyer se operacioni ka qenë një sfidë e gjatë, e mbushur me pritje dhe vështirësi, por mbi të gjitha me besim dhe vendosmëri për t’ia dalë. Ajo theksoi se nuk ka qenë e lehtë të përballej me dhimbjet dhe pasiguritë, por mbështetja e familjes dhe miqve e ka ndihmuar të kalojë këtë periudhë sfiduese.

Në mesazhin e saj, Anisa dha një mesazh motivues për të gjithë ata që përballen me sfida të mëdha: “Jini të fortë, keni durim dhe besoni në veten tuaj. Sado e vështirë të duket rruga, mos harroni se brenda jush ekziston një forcë e jashtëzakonshme për të përballuar gjithçka!”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.