No menu items!

Akuzohet për trafik të qenieve në njerëzore, arrestohet në Durrës egjiptiani

Një shtetas egjiptian është arrestuar nga policia në Durrës, pasi akuzohet se krijoi në Itali, një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, ndërsa ligji në vendin fqinj për këtë veprimtari kriminale parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 36”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Ë. E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt. Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale”, njofton policia.

Ndërkohë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.