No menu items!

Tentoi t’i ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, humb jetën tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare, e cila u kurorëzua si Miss Evropa-Kosova ka humbur jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura teksa tentoi t’i shpëtonte policëve që e kishin ndaluar për një kontroll, gjatë të cilit u konstatua se ajo po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.

Ngjarja ka ndodhur më 1 prill teksa 27-vjeçarja Guler Erdogan po kthehej nga një natë e kaluar në qytetin e saj të lindjes, Giresun.

Natën fatale, thuhet se Erdogan ka qenë jashtë me miqtë. Pas kthimit në shtëpi, oficerët e policisë e ndaluan atë për një kontroll, i cili zbuloi, sipas CNN Turk, se ajo kishte 1.70 mg/100 ml alkool në gjak, kur kufiri në Turqi është 0.5 mg/100 ml.

Sipas raporteve turke, Erdogan, nga frika se do të hynte në telashe me ligjin, braktisi makinën e saj dhe vrapoi drejt një ure. Aty, sipas informacioneve, ajo ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi rreth 15 metra në një autostradë me gjashtë korsi.

Familja e saj megjithatë pretendon se gjithçka ishte një aksident.

“Mos i besoni lajmeve dhe informacioneve të rreme për vdekjen e vajzës, motrës dhe mikes tonë të dashur Guler Erdogan. Motra jonë humbi jetën për shkak të një aksidenti”, thuhet në një deklaratë në faqen e 27-vjeçares në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.