No menu items!

Mashtrohet nga motra e Presidentes së Kosovës? Fero deklaratë për avokaten e Arbenitës

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një apel prekës për vajzën e tij, Ninën, të cilën thotë se nuk e ka parë apo takuar që nga muaji tetor i vitit të kaluar. Në një deklaratë të gjatë, ai shpreh zhgënjimin dhe dhimbjen për mungesën e kontaktit me të bijën, duke sqaruar se ka bërë përpjekje të vazhdueshme përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por edhe përmes avokatëve të përfshirë në çështje.

Fero tregon se përfaqësuesja ligjore e ish-partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli, i kishte premtuar mundësinë e takimit me vajzën nëse ai pranonte të nënshkruante një marrëveshje.

Sipas tij, marrëveshja u firmos pa kushte, vetëm me shpresën për t’u ribashkuar me Ninën. Ai kritikon ashpër edhe Gjykatën Themelore të Gjilanit, të cilën e akuzon për neglizhencë që nga tetori, pasi nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zbuluar vendndodhjen e vajzës apo për të lehtësuar kontaktin midis tyre.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.