No menu items!

Macron: Planifikojmë njohjen e Palestinës si shtet në qershor të këtij viti

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca është duke planifikuar të njohë Palestinën si shtet në qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për televizionin France 5 të mërkurën, ai u shpreh se synonte ta finalizonte këtë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara mbi konfliktin Izrael-Palestinë, të cilën vendi i tij do ta bashkëkryesojë me Arabinë Saudite në qershor.

“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe do ta bëjmë këtë në muajt e ardhshëm. Nuk po e bëj për të kënaqur askënd. Do ta bëj sepse në një moment do të jetë e drejtë”, tha Macron, përcjell A2 CNN.

Kjo njohje, për ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Palestinës, Varsen Aghabekian Shahin, do të ishte “një hap në drejtimin e duhur në përputhje me mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez dhe zgjidhjen me dy shtete”.

Duke shtuar se çdo “njohje e njëanshme” e një shteti palestinez do të ishte një “nxitje për Hamasin”.

“Një ‘njohje e njëanshme’ e një shteti imagjinar palestinez, nga çdo vend, në realitetin që ne të gjithë e dimë, do të jetë një çmim për terrorin dhe një nxitje për Hamasin. Këto lloj veprimesh nuk do të afrojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë – por e kundërta: ato vetëm i largojnë ato”, shkroi ai në rrjetin social “X”

Deri më sot, Palestina njihet si shtet sovran nga 146 vende nga 193 anëtarë të OKB-së deri më tani, me Armeninë, Slloveninë, Irlandën, Norvegjinë, Spanjën, Bahamasin, Trinidadin dhe Tobagon, Xhamajkën dhe Barbados që iu bashkuan radhëve të tyre vitin e kaluar.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së mbështetjes ndërkombëtare për shtetësinë palestineze, disa vende të mëdha perëndimore si Shtetet e Bashkuara, Australia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania e kanë refuzuar njohjen.

Vendet që nuk e njohin Izraelin përfshijnë Arabinë Saudite, Iranin, Irakun, Sirinë dhe Jemenin.

Presidenti francez, Macron tha se njohja e Palestinës si shtet do t’i lejonte Francës “të ishte e qartë në luftën tonë kundër atyre që mohojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, siç është rasti me Iranin, dhe të angazhohemi për sigurinë kolektive në rajon”.

Franca ka mbrojtur prej kohësh një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, duke vazhduar politikën e saj pas sulmit të 7 tetorit 2023 nga grupi i armatosur palestinez Hamas ndaj Izraelit.

Por njohja formale nga Parisi për shtetin palestinez do të shënonte një ndryshim të madh politik dhe mund të antagonizojë Izraelin, i cili këmbëngul se lëvizje të tilla nga shtetet e huaja janë të parakohshme.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.