No menu items!

Aksidenti me fatalitet në Deçan – Policia jep detaje për rastin

Një aksident trafiku i rëndë  ka ndodhur sot në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në aksin rrugor Deçan–Gjakovë, kur një automjet, duke qarkulluar në drejtim të Gjakovës, ka kaluar në shiritin e kundërt dhe ka goditur veturën tjetër që po vinte nga drejtimi i kundërt, përkatësisht Gjakovë–Deçan.

Ndërkaq, Policia ka zbuluar detaje të reja për këtë aksident në të cilin u përfshinë dy vetura dhe njofton se tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjes, ndërsa janë transportuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Pejës. Fatkeqësisht, njëra nga viktimat është dërguar në spital pa shenja jete, siç ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Një nga të lënduarit, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve, është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është ndaluar për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Sinjali

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.