Në betejën e tij me Arbenitën për kujdestarinë e vajzës, Ninës, Fero si duket nuk po rehatohet me avokatë.
Pasi ndryshoi avokatin paraprak për t’i besuar çështjen Bedrie Rexhepit, nuk ka vonuar shumë për ‘transferin’ e radhës.
Reperi i rikthyer në skenë, tani e tutje, procesin në fjalë do t’ia besojë Serjoza Markovit, burrit të këngëtares Adelina Tahiri.
Markov, njihet si një ndër avokatët më të mirë në Maqedoninë e Veriut, e njëkohësisht edhe ndër më të pasurit.
“Në duar të sigurta. Procesi nuk është i lehtë por drejtësia e ka rrugën e vetë”, është shprehur ai në Instagram.
Kujtojmë se Fero që kur e ka nisur publikisht këtë betejë, përmend shpesh avokaten e Arbenitës, Blinera Osmanin duke iu referuar si ‘motra e Presidentes’, tendencë kjo për të ilustruar se sipas tij, palët janë të pabarabarta në këtë proces