Ish-Miss Kosova dhe modelja e njohur Agnesa Vuthaj vazhdon të dëshmojë se bukuria natyrale nuk ka nevojë për ndërhyrje.
Në disa fotografi të fundit të realizuara nga fotografi i njohur Blerim Uka, Agnesa shihet në një paraqitje të thjeshtë, elegante dhe tejet të rafinuar, që kujton stilin dhe hijeshinë e saj që nga koha kur mori kurorën e më të bukurës së Kosovës, më shumë se 15 vite më parë.
Pa filera, pa botoks, dhe pa ekzagjerime – ajo vjen si një shembull i klasit dhe bukurisë së vërtetë. Në tepihun e kuq, Agnesa duket më freskët se kurrë, duke marrë vëmendjen me prezencën e saj prej “rrushi” – siç thonë ndjekësit në rrjetet sociale.
Kjo paraqitje e saj po vlerësohet shumë, duke u komentuar si një rikthim i stilit të vërtetë dhe natyral që shpesh mungon në skenën e sotme të showbiz-it. /Raporto24/