No menu items!

Kryeministri Kurti i referohet Hashim Thaçit për të drejtën e qeverisjes pas zgjedhjeve

Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti ka thënë se edhe pse partitë tjera politike gjatë mandatit të tyre qeverisës nga e kaluara kanë pasur pothuajse të njëjtin fat, Lëvizja Vetëvendosje sipas tyre “duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”.

VIDEO🎥

https://www.facebook.com/share/v/159ggXH3go/

Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, por kërkojnë nga unë që formalisht të mos jetë kryeministër.

Konstituimi i Kuvendi i cili dje u pamundësua nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, pasi nuk votuan raportin për verifikimin e mandateve si deputetë. Në thelb ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, por kërkojnë nga unë që formalisht të mos jetë kryeministër. Qeveria jonë dhe ky kabinet qeveritar është në detyrë, dhe efektivisht e dorëhequr që nga 23 marsi i këtij viti kur edhe e kemi përmbushur mandatin e rregullt dhe të plotë katër vjeçar. Nga ajo ditë dhe deri zgjedhjen e Qeverisë së re nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësit që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kemi vendos qeverinë në një rol kujdestar për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit tonë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.

“Në historikun tonë të formimit institucioneve, kemi shembuj nga e kaluara kur një qeveri e udhëhequr nga PDK – ndonëse me kuvend të shpërndarë – , një qeveri e udhëhequr nga AAK – ndonëse e dorëhequr -, dhe një qeveri e udhëhequr nga LDK – ndonëse e shpallur si e jashtëligjshme –  kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Por një qeveri e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – ndonëse ka përmbushur mandatin e saj të rregullt katërvjeçar – duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.