Deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës, Avni Dehari, ka dërguar një letër në Presidencë lidhur me organizimin e seancës së ardhshme parlamentare. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.
Sipas Kupinës, letra sapo ka mbërritur në Presidencë dhe aktualisht është duke u analizuar nga ekipi ligjor i institucionit. Ai bëri të ditur se, pas shqyrtimit, ekipi ligjor do t’i propozojë Presidentes hapat e mëtejmë që duhet ndërmarrë në përputhje me përmbajtjen dhe rëndësinë e letrës./Raporto24/