Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj qëndrimit të opozitës karshi certifikimit të zgjedhjeve dhe mospjesëmarrjes në Kuvend.
Sipas tij, opozita po e refuzon jo vetëm rezultatin e zgjedhjeve, por edhe vetë vullnetin e qytetarëve.
“Mandati i deputetit nuk është privilegj që e merr kur të pëlqen dhe e refuzon kur nuk je i kënaqur me rezultatin. Është përgjegjësi që buron nga vota e popullit”, ka shkruar Bajqinovci.
Ai shton se bllokimi i seancës nga ana e opozitës ishte një veprim i dëmshëm për shtetin.
“Me gjasë, sot opozita e ka kuptuar se bllokimi antishtetëror i seancës së djeshme ishte veprim i dëmshëm për shtetin”, përfundon ai./Raporto24/