Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për debat, por se ka thënë se këtë debat do ta çojë në gjykatë.
Ai është shprehur se përballja publike me Ramën do të ishte e pakuptimë.
Më tutje Çeku është shprehur se provat janë dorëzuar në Prokurori e Polici për keqpërdorimin e buxhetit.
“Kryetari i Prishtinës më paska ftuar në debat publik. Po, do të isha shumë i vullnetshëm për debat, por në gjykatë. Çdo përballje publike tjetër me një gënjeshtar të paskrupullt është e pakuptimtë. Provat i kemi dorëzuar në Prokurori e Polici. Kemi dyshim të bazuar për keqpërdorim të buxhetit të shtetit në vlerë disa milionëshe. Ne kemi argumentuar që këto veprime i ka bërë me paramendim dhe qëllimshëm, ndërsa sulmin publik për kinse bllokim nga qeveria e ka kamuflim të veprimeve kriminale në prapavijë”, ka thënë Çeku në reagimin në Facebook.
Rama të mërkurën e ka ftuar publikisht Çekun në debat të hapur publik pas përplasjeve midis dy institucioneve për projektet e komunës në kryeqytet, e që Ministria pati thënë se për to nuk janë marrë leje nga institucionet përkatëse./Raporto24/
Çështja e sheshit ‘’Xhorxh Bushi’’, Rama e fton në debat publik Hajrullah Çekun