No menu items!

Milaim Zeka befason me deklaratën: Egli nuk e meriton finalen

Një deklaratë e fortë ka ndezur debatin në studion e “BBVA Fan Club”.

Në mesin e të ftuarve, Milaim Zeka u shpreh se Egli arriti finalen nga Gjesti dhe të gjitha meritat i takojnë atij.

Mirëpo kjo u kundërshtua nga Sara Gjordeni, e cila tha se Egli është e fortë edhe pa Gjestin, dhe se Egli ishte një lojtare e fortë nga dita e parë.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Si arriti Egli në finale?

Sara: Duke bërë pak nga të gjitha dhe duke u përfolur nga të gjithë. Duan apo nuk duan ta pranojnë të gjithë e kanë përmendur të paktën njëherë Eglin ose kanë disutuar të paktën një veprim të saj.

Heidi: Egli Tako një banore strategjike apo një banore e cila ka përdorur më shumë zemrën e saj?

Milaim: Unë mendoj që Gjesti ka qenë fusha më e fortë magnetike e Eglit. Merita e Eglit që ajo është në finale është meritë absolute e Gjestit dhe jo e lojës së saj.

Heidi: Pra Egli nuk ka asnjë meritë të saj shkoi në finale vetëm prej Gjestit?

Milaim: Merita e saj është vetëm e bërtitura, histeria dhe përndjekja.

Milaim: Unë po e analizoj lojën në këndvështrimin tim.

Kujtojmë se Sara Gjordeni shpesh herë ka përkrahur Eglin dhe Gjestin si çift dhe vijon t’I qëndrojë mendimit se dyshja në fjalë janë lojtarë të fortë me ose pa përkrahjen e njëri-tjetrit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.