No menu items!

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

Më datë 16.04.2025, rreth orës 18:30, një qytetar nga Hani Elezit, H. Mici, 40 vjeç, ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në qytetin e Hanit të Elezit dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor.

Pas verifikimeve të kryera nga ana e policisë, u konstatua se portofoli i përkiste shtetasit të Republikës së Shqipërisë, R. Sh., 51 vjeç. Policia ka kontaktuar pronarin, i cili është paraqitur në stacionin policor dhe ka marrë portofolin. Me procesverbal zyrtar, atij iu dorëzuan dokumentet personale, një shumë prej 865 eurosh dhe mbi 3000 denarë të Maqedonisë së Veriut.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin H. Mici, duke e vlerësuar gjestin e tij si një akt human dhe shembullor, që reflekton standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.