No menu items!

Sulmi terrorist në Banjskë, fillon shqyrtimi gjyqësor – lëshohen letër rreshtime ndërkombëtare për 42 të pandehur tjerë

Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti Special ka bërë të ditur se ka nisur sot shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti “Banjska” kundër tre të dyshuarve, Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit.

Po ashtu, Gjykata ndaj 42 të pandehurve të tjerë, të cilët janë akuzuar me Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së këtyre të pandehurve në procedurë.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, sot filloj shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti “Banjska”, kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.75/2023 të datës 11.09.2024, për shkak të veprës penale ‘Kryerja e veprës terroriste e sanksionuar’ me nenin 129 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1, pika 1.1, 1.3, 1.7 dhe 1.10 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës e sanksionuar me nenin 126 par.1 nën par.1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 118 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj dyzet e dy (42) të pandehurve të tjerë, të cilët janë akuzuar me Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së këtyre të pandehurve në procedurë, andaj pritet ndalimi dhe ekstradimi i tyre, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale ndaj tyre”, thuhet në njoftim. /Raporto24/

 

https://vm.tiktok.com/ZMBpbu8TF/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.