Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar ndaj 42 të pandehurve të tjerë.
Fletarresimi është lëshuar me qëllim të sigurimit të prezencës së të akuzuarve në procedurë, pasi shumica prej tyre, përfshirë edhe Millan Radojçiqin – i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit – ndodhen në arrati.
Këta persona janë të akuzuar për vepra të rënda penale, përfshirë terrorizëm dhe financim të terrorizmit, ndërsa autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë bërë të ditur se tani pritet ndalimi dhe ekstradimi i tyre për t’u përballur me drejtësinë.
Në seancën e sotme, krahas prokurorit të rastit, i pranishëm ishte edhe një hetues nga Departamenti i Antiterrorizmit.
Megjithatë, pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, trupi gjykues ka marrë aktvendim që hetuesi të largohet nga salla e gjykimit, me arsyetimin se në këtë fazë të procedurës ai nuk mund të jetë i pranishëm.
Në këtë proces, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte theksuar rëndësinë e nisjes së gjykimit edhe ndaj të pandehurve që ndodhen në arrati, përfshirë Millan Radojçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit.
Megjithatë, kjo çështje vazhdon të mbetet pezull, pasi ende nuk është marrë vendim nga gjykatësi, i cili kërkoi mendim juridik nga Gjykata Supreme lidhur me mundësinë ligjore për gjykimin në mungesë.
Në seancën përgatitore të mbajtur më 9 tetor 2024, Tolliq dhe Spasojeviq kishin refuzuar të deklaroheshin për fajësinë, ndërsa Maksimoviq ishte deklaruar i pafajshëm.