Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpjeguar qëndrimin e partisë së tij ndaj procedurës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se LDK-ja nuk mund të votojë një shkelje të rëndë të Kushtetutës gjatë ceremonisë së betimit të deputetëve, duke e cilësuar atë si të palogjikshme, jodemokratike dhe jokushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai theksoi se deputetët e LDK-së nuk mund të shkelin Kushtetutën dhe, nëse kjo kërkohet nga partia, nuk do ta bëjnë asnjëherë.
“Qëndrim i pandryshueshëm, Nuk mund të votojmë një shkelje të Kushtetutës. Deputetet e LDK-së, nuk mund ta shkelin Kushtetutën. Logjikë e thjesht, nuk mund të jesh edhe deputet edhe ministër. Qëndrimi ynë mbetet i njëtë”, tha kreu i LDK-së.
Ai shtoi se nuk është në rregull që një individ të mbajë dy funksione, si ministër dhe deputet, dhe se në këtë rast duhet të bëhet një zgjedhje.
“Kanë ardhur në seancën pasuese, pasi kanë dorëzuar detyrat. është në rregull minimalisht, demokratik të cilën LDK e ka bërë edhe kur nuk ka patur hiç, pra nuk duhet patjetër të kesh ligj, të kesh logjikë, logjika është e thjeshtë nuk mund të jesh edhe ministër edhe deputet, pra ne nuk po themi që qeveria të mbetet pa zot, po themi që këta individë që I kanë këto funksione nuk mund të i ushtrojnë ato, bën të vendoset dikush tjetër, fundja mund të qëndrojnë në qeveri e most ë vijnë në seancën e Kuvendit.”, tha ai para mediave.