Doarsa Kica-Xhelili nga LDK ka thënë se ky është një rast i paprecedent, pasi kryesuesi i seancës nuk ka të drejtë të ftojë akterët e partive në një takim konsultues në këtë fazë.
Ajo para mediave tha se ajo çka duhet të bëhet në këtë fazë është ta vendos raportin në rivotim.
Kjo që sapo bëri kryesuesi është rast i paprecedent…kryesuesi nuk ka të drejtë të ftojë akterët në këtë rast. Ajo çka mund të bëj është që ta qes në rivotim raportin. Përfaqësuesit e LDK-së shkuan për ta diskutuar këtë çështje. Nuk ka nevojë që të ftojë partitë politike në këtë fazë”, ka thënë ajo.
Tutje ajo se qëndrimi ynë nuk ndryshon dhe se e vetmja mënyrë e paprecedent është se si këta sillen më rregulloren e Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, Hykmete Bajrami nga kjo parti tha se nuk diskutuan asgjë në këtë takim konsultues.
“Pasi Dehari nuk ka të drejtë të thërras për konsultim anëtarët e partive politike”, tha ajo. /Raporto24/