Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e shtuna, 19 prill, deri të hënën, 21 prill, njëra krah i rrugës “Agim Ramadani” – nga rrethi te Komuna deri pas Teatrit Kombëtar – do të mbyllet për qarkullim, për shkak të punimeve rehabilituese që janë të domosdoshme pas dëmtimeve të shkaktuara nga automjetet me peshë të rëndë.
Orari i punimeve:
Vikendi (e shtunë – e hënë): punime gjatë gjithë ditës.
Ditët e javës (e martë – e premte): punime gjatë natës, nga ora 19:00 deri në 07:00.
Gjatë kohës së punimeve priten vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor, andaj rekomandojmë përdorimin e rrugëve alternative.
Punimet janë planifikuar në mënyrë që të minimizohet ndikimi në trafik, duke u zhvilluar kryesisht gjatë orëve të natës dhe ditëve të vikendit, thuhet në njoftim. /Telegrafi/