No menu items!

Vlladimir Radivojeviq – i njohur me nofkën “Mami” është terroristi që dyshohet se e ka aktivizuar minën e telekomanduar ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku

Sot, u mbajt seanca  gjyqësore të radhës për rastin “Banjska”, ku prokurori special i shtetit, në cilësinë e provës, paraqiti para të pandehurve një inçizim.

Në këtë video u shfaq një tubim i mbajtur më 13 tetor 2021, ku presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq i kishte pritur në Rashkë të Serbisë “një grup qytetarësh serb nga Kosova”, në fakt, të gjithë pjestarë të strukturave ilegale e kriminale të Serbisë, që aso kohe funksiononin në vendin tonë. Në minutën e gjashtë të këtij inçizimi, u shfaq serbi nga Zveçani Vlladimir Radivojeviq – i njohur me nofkën “Mami”, i cili në këtë tubim që ngjasonte me “mitingjet e solidaritetit” të viteve 80ta të shekullit të kaluar, para Vuçiqit e qante hallin e serbëve të Kosovës.

si=GnjDe1QuJkwWZ4Ab

Një nga “mitingjet e solidaritetit me serbët e Kosovës”, të fund-tetëdhjetave të shekullit të kaluar, që i parapriu ardhjes në pushtet të paraardhësit politik të Vuçiqit, kriminelit Sllobodan Millosheviç.

Në sulmin terrorist të 24 shtatorit e vitit 2023 ky “Mami” nga Zveçani u shfaq në mesin e bandës terroriste të Banjskës, i ulur fare pran kryeterroristit Milan Radojçiq. Ai është njëri nga 43 personat e kërkuar nga policia e Kosovës, për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë.

Sipas organeve të sigurisë së Kosovës, Vlladimir Radivojeviq është i dyshuari kryesor për vrasjen e oficerit policor, sot Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut. Telefoni i tij është gjetur në vendin ku është iniciuar aktivizimi i minës, nga e cila është vrarë efektivi policor Bunjaku. Prezenca e tij në sulm është dëshmuar edhe nga imazhet e gjirimeve me dron.

Por, terroristi “Mami”, nga Zveçani, pëveç se ishte pjestarë i strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë, ai kishte pasur edhe një angazhim tjetër në Kosovë dhe ate të mirëpaguar.

Vlladimir Radivojeviq kishte qenë shofer personal i drejtorit të “Telekom Srbija” në Kosovë, apo mts DOO, Zoran Milivojeviç – i njohur me nofkën  “Zelja”. “Mami” ishte paguar nga ky operator që në vendin tonë ofron telefoni mobile e shërbime kabllore e IP-TV.

Sipas burimeve të KosovaNews, Vlladimir Radivojeviq  i kishte rrjedhur rroga deri në muajin shkurt të vitit 2024, pra, edhe gjashtë muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, ku ky kishte qenë një ndër organizatorët.

Zoran Millivojeviq, i njohur me nofkën “Zelja” është njeri i afërt me Vuçiqin e një veçanti me njeriun e Moskës në Serbi, Alleksandar Vullinin. Për më shumë, mund të ndiqni një emision nga produksioni “Insajder” e të emituar, në maj të vitit 2018, nga kanali N1 në Serbi.

Artikulli i Plot👇

Terroristi “Mami” nga Zveçani, ishte shofer i drejtorit të “Telekom Srbija” në Kosovë

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.