No menu items!

Abrashi i VV’së kritika Presidentes: Foli me termat e një autoriteti të Kushtetutës, por s’dha zgjidhje për problemin

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit.

Ai tha se Osmani nuk dha zgjidhje se si të dilet nga problemi që e adresoi kryesuesi Avni Dehari.

Në mbledhjen e 15 prillit, kryesuesi i Kuvendit duke e pa këtë situatë me plotë të drejtë iu adresua presidentes së shtetit në lidhje me atë se si të dalim dhe veprojmë tash e tutje, sepse është një rast i paprecedentë. Në vend se presidentja të jap një drejtim ose udhëzim se si të dilet ajo konstaton vetëm nevojën për të debllokuar institucionet. Ajo foli me termat e një autoriteti të Kushtetutës por nuk dha zgjidhje për problemin që adresoi kryesuesi i Kuvendit”, tha Abrashi në RTK, transmeton Express.

Mes tjerash, Abrashi theksoi se ky zhvillim ka shkaktuar një situatë që kërkon diskutime të thella për të gjetur një zgjidhje.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.