No menu items!

A do ta votonte PDK Limajn për kryetar Kuvendi? – Limaj nuk duhet me u ngutë, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se nëse Fatmir Limaj bashkëpunon me Albin Kurtin sigurisht që nuk e votojnë për kryetar të Kuvendit.

Ai në “Pressing” të T7, tha se nuk i takon të gjykojnë partitë tjera.

Por i sugjeroi Limajt të mos ngutet e të pres, sepse Kushtetuta e parasheh edhe opsionin tjetër për formimin e Qeverisë.

“Fatmir Limaj duhet me vendos vet për të ardhmen e tij politike, nëse ka vendosur të ardhmen politike, nëse ka ardhmëri politike me Albin Kurtin, normal që s’mundet me marrë mbështetje as votë te na. Nuk është nder i madh me të propozu Albin Kurti”.

“I kam thënë edhe në takim, neve si parti politike s’na takon me I gjyku partitë e tjera. Por jam i bindur që nuk duhet me u ngutë me bë marrëveshje me Albin Kurtin, sepse Albin Kurti nuk mundet me u bë kryeministër, e nuk do të jetë kryeministër. E mirë është mos me mujt me i ndihmu. Ne po i themi prit, kushtetuta e parasheh”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.