E ngarkuara me punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, zëvendës-shefja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, është parë sot pasdite duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës. Kjo vizitë vjen pas dështimit të seancës së dytë për betimin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Raporto24, ka siguruar nje video që tregon momentin kur Pratipati hyn në ndërtesën e Qeverisë. Megjithatë, nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse ajo është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.