No menu items!

Orav s’ka ‘përgjigje përfundimtare’ për masat e BE-së, thotë se diskutimet brenda Këshillit vazhdojnë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës nuk ka “një përgjigje përfundimtare”.

Ai përmendi rekomandimin e ish-Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, për heqjen e tyre dhe tha se diskutimet brenda Këshillit Europian vazhdojnë.

Kam frikë se nuk mund t’i jap një përgjigje përfundimtare kësaj pyetjeje. Siç e dini, ish-Përfaqësuesi i Lartë i rekomandoi Këshillit në qershor 2024 heqjen e masave. Më pas, në dhjetor 2024, Këshilli në konkluzionet e tij për zgjerimin deklaroi se BE-ja gradualisht do t’i heqë masat paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet në veri. Diskutimet brenda Këshillit vazhdojnë dhe vendimi nëse masat do të hiqen përfundimisht i takon 27 vendeve anëtare të BE-së, pasi një vendim i tillë kërkon konsensus”, tha ai për Kosovo Online.

Orav tha se Përfaqësuesja e re e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dëshiron që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së.

“Kusht thelbësor për rrugën drejt BE-së si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë është normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i zotimeve të dialogut”, përsëriti ai thirrjet e Unionit për Kosovën e Serbinë./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.