No menu items!

Rexhepi: Po diskutohen me NISMA-n dy ose tre emra për kryetarin e Kuvendit

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka thënë se VV po bisedon me NISMA-n rreth dy ose tre emrave për kryeparlamenarin. Sipas saj, qeveria në detyrë ka dhënë dorëheqjen e saj dhe se opozita nesër duhet të votojë raportin e mandateve të deputetëve, në mënyrë që t’i hapet rruga konstituimit të legjislaturës së re.

Rexhepi nuk ka dhënë detaje nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe NISMA kanë realizuar tashmë marrëveshjen, por ka thënë se janë në diskutim për dy ose tri emra për kryetarin e Kuvendit të Kosovës

Ata janë duke biseduar dhe kjo, besoj, se do të duhej të ishte gati. Thjesht duhet të presim se cili emër do të jetë në rend të ditës për parlament. Nuk është aspak e rëndësishme nëse janë dy apo tre emra, për mua personalisht do ta votoj kushdo që të jetë kryeparlamentari,” ka thënë ajo.

“Ne kemi dhënë dorëheqjen dy herë, kur jemi regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe tani para seancës së parë konstituive. Edhe opozita do të duhej nesër të votojë raportin, dhe pastaj të votojë për krijimin e Kuvendit dhe t’i hapë rrugën qeverisë së re,” ka thënë ajo.

Për RTK-në, lidhur me faktin e mos-dorëheqjes së kabinetit qeveritar, ajo ka thënë se kryeministri e ka bërë këtë.

“Është ligji i ri, i cili nuk ka qenë më parë. Nuk mund të flasim për ndonjë precedent të mëhershëm se si është votuar qeveria në parlament. Por është thjesht e pamundur që qeveria, kryeministri dhe të gjithë ushtruesit e detyrave që kemi qenë në ekzekutiv, të braktisim qeverinë dhe shtetin deri sa të formohet e reja. Rregulli është që kryeministri mbetet në detyrë deri në momentin kur të vjen kryeministri i radhës, i cili votohet nga Kuvendi,” ka thënë Rexhepi në “Info Plus”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.