No menu items!

Peci: Në distancë 200 metra me kanë ndalë 20 qytetarë e me kanë thënë ministër mos u dorëzoni

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Tëvë1, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të qeverisur përsëri me vendin.

Sipas Peci, këtë gjë po e kërkojnë edhe qytetarët, meqë edhe nëpër tubime të fushatës por edhe gjatë ecjeve nëpër qytet ata kërkojnë nga Kurti dhe vetë Peci për të mos u dorëzuar.

Përveç lavdeve për Kurtin, Peci ka bërë edhe një rrëfim për veten, duke thënë se i ka ndodhur që në 200 metra ecje, ta ndalin 20 qytetarë për t’i kërkuar që të mos dorëzohet.

“Kurti është në pozitë të lehtë, sepse qytetarët e kanë pasur një mesazh duke i thënë kryeministër mos u dorëzo”, ka thënë Peci.

“personalisht kur kam dalë në Prishtinë, në një distancë 200 metra, 20 qytetarë , disa nga veturat, disa më kanë dalë në rrugë, më kanë thënë ministër mos u dorëzoni, keni marrë votën qytetare dhe s’bën me u dorëzu”, ka thënë Peci./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.