Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”.
Në një lidhje nga Tapeti i Kuq, ish-banorja Valbona Mhilli u shpreh:
Jam veshur me të bardha, ngjyra që më karakterizon.
Ronado Sharka: Do ta kalosh natën me Laertin?
“Nuk kam asgjë për të sqaruar me Laertin, nuk do kemi fare komunikim. I uroj suksese, ka bërë një rrugëtim të gjatë, të bukur. Vlerat që ka Laerti gjithmonë i kam duartrokitu. Marrëdhënia ime është përtej lojës së “BBV”. Ka qenë shpirtërore, unë dhe Laerti nuk kemi asgjë, ai largoi vajzën që dashuron nga shtëpia e “BBV”, tha Valbona.